Në një botë të dominuar nga përdorimi i internetit, Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur për rritjen e tregtisë elektronike. Ky studim i Wolf & Shark, agjenci Seo Premium në Tiranë, merr në konsideratë tendencat aktuale dhe sfidat me të cilat përballet tregu i tregtisë elektronike në Shqipëri, duke shtuar tani një vështrim mbi tendencat e kërkimit dhe interesin në krijimin e faqeve të tregtisë elektronike.

Shkalla e Rritjes së Tregut Dixhital

Sipas një studimi të kryer nga Mordor Intelligence, pritet që tregu i tregtisë elektronike në Shqipëri të rritet me një normë vjetore prej 11.9% gjatë periudhës 2022-2027.

Sipas Administratës së Tregtisë Ndërkombëtare, e-commerce në Shqipëri ofrohet nga një numër i kufizuar tregtarësh vendas. Përdorimi i kartave të kreditit është në rritje, por kufizohet përveç në hotele të mëdha, restorante dhe dyqane të mëdha. Përdorimi i telefonave celularë për të paguar mallra dhe shërbime është ende në zhvillim dhe jo shumë i përhapur. Aktualisht, përdorimi i telefonit celular është kufizuar në bankat mobile. Bizneset e përdorin kryesisht, por ajo përdoret vetëm për të paguar shërbime komunale nga një grup i kufizuar përdoruesish individualë.

Në Shqipëri, tregtia dixhitale duket se ka hyrë në një fazë të “artë” që prej disa vitesh. Bizneset e shohin atë si një mënyrë për të “shkëputur” blerësit nga metodat konvencionale të blerjes, për t’u futur në botën dixhitale, për t’u ofruar gjithçka në kohë reale dhe me shpejtësi. Kjo është parë si një përgjigje ndaj krizës financiare për të fituar shërbime dhe produkte pa pagesë. Edhe legjislacioni, i cili së fundmi ka pësuar ndryshime, ka “hapur” portat për këto shërbime.

Qeveria ka zbatuar reforma të rëndësishme për të promovuar tregtinë dhe për të inkurajuar investimet e huaja direkte, duke përfshirë procedurat administrative, doganat, regjistrimin e biznesit, licencat, pagesat e taksave, shërbimet elektronike, etj. Megjithatë, sfidat e rëndësishme mbeten pavarësisht përmirësimeve të fundit, siç është infrastruktura e Shqipërisë, e cila kërkon më shumë investime dhe zhvillim.

Madhësia e Prishtme e Tregut dhe Zhvillimi në Shqipëri

E-commerceDB raporton se tregu i tregtisë elektronike në Shqipëri parashikohet të arrijë një të ardhur prej 407 milion dollarësh amerikanë deri në vitin 2023.

Pjesa online në tregtinë me pakicë përfshin proporcionalitetin e vëllimit të shitjeve që realizohen nëpërmjet internetit. Kjo përfshin blerjet që bëhen përmes kompjuterëve desktop, tabletëve ose smartphone-ëve, si nëpërmjet uebfaqeve ashtu edhe aplikacioneve. Llogaritet vetëm shitja me pakicë e mallrave fizike.

Në tregun me pakicë të Shqipërisë, pjesa online aktualisht është 3.1% dhe pritet të rritet me mesatare prej 6.0%, duke arritur në 3.9% deri në vitin 2027.

Një pjesë dërrmuese e ecommerce në gjithë boten perdorin sisteme pagimi me karta krediti si Stripe ( e pamundur për momentin në Shqipëri) ose Paypal . Në bazë të studimit tonë në Shqipëri e ofron këtë mundësi vetëm 2Checkout por ka kosto pak më të larta. Nëse një kompani në Shqipëri dëshiron Paypal, sipas studimit dhe eksperiencës tonë vetëm Banka Credins ofron mundesinë e një karte krediti Business në Lekë, e vetmja që lidhet me Paypal pë të shitur online.

Për tu marrë parasysh edhe rritja dhe trendi i përdorimit të Paysera e cila afron Shqipërinë me tregjet ndërkombetare.

Përsa i përket bankave shqiptare, nga informacionet që kemi shume pak banka ofrojnë një mundësi pagese me karta online dhe nuk është e lehtë që ti kesh.

Mënyra të tjera pagese që shohim ne ecommerce ne Shqipëri janë edhe pagesat me këste mundësuar nga Iute Credit apo edhe pagesa cash në cdo qytet mundësuar nga Easypay.

AECA është Shoqata shqiptare për Tregtinë elektronike që ju ndihmon nëse doni të ndërrmerrni rrugën e tregtisë online.

Tregu i Gjerë i Tregtisë Dixhitale

Statista parashikon një rritje të tregut dixhital në Shqipëri prej 14.46% nga viti 2023 deri në 2027, duke arritur një vëllim tregu prej 1.15 miliard dollarësh amerikanë deri në vitin 2027​.

Me rritjen e shitjeve online janë shtuar edhe kompanitë e reja shqiptare, përvec atyre egzistente, që ofrojnë shërbimin e postës private si Ultra C.E.P, Intex Courier, Albanian Courier, Bipex etj.

Tendencat e Kërkimit në Google për Blerjet Online në Shqipëri

Gjatë pesë viteve të fundit, kërkimet në Google për fjalë kyçe të lidhura me blerjet online janë në rritje të vazhdueshme. Ky trend tregon një interes të shtuar të konsumatorëve dhe bizneseve shqiptare në tregtinë elektronike.

Interesi në Krijimin e E-commerce

Një analizë e kërkimeve tregon se ka një volum prej 1682 kërkimesh për fjalën kyçe “Krijim E-commerce” dhe derivatet e saj, nga përdoruesit dhe bizneset shqiptare.

Kërkimet për Krijimin e Faqeve të Internetit

Më shumë se 10,000 fjalë kyçe janë përdorur nga përdoruesit në kërkimet e tyre për të mësuar se si të krijojnë një faqe interneti, ku rreth 4000 fjalë kyçe janë të lidhura ngushtë me platformën WordPress.

Interesi në Fjalët Kyçe të Tregtisë Elektronike dhe SEO

Rreth 1800 fjalë kyçe janë të lidhura me termin “ecommerce“, ndërsa 1170 fjalë kyçe janë të fokusuar rreth “SEO“. Në dy vitet e fundit volumet e kërkimeve për SEO ose Search Engine Optimization janë rritur ndjeshëm në Shqipëri, kjo edhe për faktin se kompani ose website të cilët nuk kanë pasur rezultate pozicionimi të mira nga Google, janë ndërgjegjesuar duke ndjekur edhe kurse specifike online gjatë periudhës se Corona virus.

Një Event SEO e Digital Marketing në Tiranë: Digital Strategy

Wolf & Shark duke parë nevojën e tregut shqiptar për teknika e strategji marketingu dixhital, organizon në Tiranë nga 30 Maj- 1 Qershor 2024, eventin Digitalstrategy.al

Në link më sipër do të gjeni më shumë info. Eshtë një event praktik dhe jo vetëm teori. Jane të ftuar në panel 25 ekspertët më të mirë italianë e shqiptar që do na tregojnë sekretet e tyre si për ecommerce por edhe per website për kompani.

Tendencat e Platformave të Tregtisë Elektronike

Shopify si platformë është në një trend të qëndrueshëm rritjeje në Google Shqipëri. Renditja e interesit të kërkimit për CMS në Shqipëri është si vijon: Shopify, Magento, WooCommerce, dhe PrestaShop.

Qytetet Kryesore të Interesit për E-commerce

Tiranë, Elbasan, Shkodër, dhe Vlorë janë qytetet kryesore në Shqipëri ku vërehet një interes i lartë në tregtinë elektronike.

Ecommerce Manager: rritja e kërkesës për këtë profesion

Me rritjen e shitjeve në ecommerce bëhet e domosdoshme një figurë profesionale që kohët e fundit kërkohet gjithmonë e më shumë. Tregu ndryshon por edhe kompanitë ndryshojnë. Nëse deri dje një person i punësuar në një kompani që ka ecommerce mbulonte më shumë se 10 profesione, sot është e domosdoshme një figurë si ecommerce manager, kur shitjet rriten. Nje ecommerce manager bëhet i domosdoshëm kur kompani ka rritur shitjet online, ka rritur prezencën në nivel nacional ose internacional, ka pasur dhe ka ndërprjerje të shërbimeve dhe nuk kuptohet se kush e ka fajin.


Ndërsa Shqipëria vazhdon të zhvillohet në sferën dixhitale, tregtia elektronike duket se do të luajë një rol të rëndësishëm në ekonominë e saj. Tendencat e kërkimit në Google tregojnë një interes të qartë dhe në rritje nga ana e përdoruesve dhe bizneseve, duke shtuar një dimension të ri në zhvillimin e tregtisë elektronike në vend.

Shkruar nga: Isan Hydi, Founder i Wolf & Shark.

Copyright Wolf & Shark ( në rast publikimi ne portale duhet vendosur link drejt studimit tonë). Artikull në azhornim me të dhëna e kompani lehtësuese për ecommerce në Shqipëri.