Platformat në internet luajnë një rol kryesor në promovimin dhe rritjen e bizneseve. Në këtë kontekst, Google My Business, tani e njohur si Profili i Biznesit ose Google Business Profile, paraqet një mjet të rëndësishëm për bizneset shqiptare që dëshirojnë të rrisin prezencën e tyre në internet dhe të ndërveprojnë me klientët potencialë. Për të kuptuar më mirë situatën aktuale dhe tendencat emergjente, kemi kryer një analizë të detajuar të numrit total të profileve “Google Business Profile” në Shqipëri dhe të informacioneve të ndryshme të lidhura me to. Kemi marrë në analizë edhe sektorin e Ecommerce bashke me Partnerin tonë AECA – Albanian Ecommerce Association që na ka mbështetur në këtë studim.

Statistikat dhe të Dhënat Google Business Profile në Shqipëri

  • Numri total i Profileve të Biznesit në Shqipëri është 94,577
  • Vetëm 932 prej këtyre profileve kanë një faqe interneti të lidhur, ndërsa 114 prej tyre janë e-commerce dhe të tjerat janë faqe interneti të bizneseve.
  • Nga 94,577 profilet, 1,397 kanë lidhur një link social, nga të cilat 1337 kanë një lidhje me një profil Instagram dhe 60 kanë një lidhje me një profil Facebook.
  • Nga data 1 mars 2024, Google ka ndaluar të ofrojë falas websitet e Biznesit, të cilat ishin të lidhura me 870 prej profileve të totalit që tashmë janë pa një website.
  • Rreth 200 profile janë të ndërtuara në platforma falas si WordPress, Wix, Weebly dhe Blogspot.
  • 114 e-commerce, rreth 15% kanë një katalog pa çmim, ndërsa disa prej tyre shfaqin çmimet në Lek dhe të tjerë vetëm në Euro.

Analiza e të dhënave zbulon disa tendenca interesante në peizazhin e bizneseve fizikë me nje profil online në Shqipëri. Përqindja e ulët e profileve me një faqe interneti të lidhur sugjeron se shumë biznese mund të mos po përfitojnë plotësisht nga mundësitë e ofruara nga interneti. Gjithashtu, varësia e tepërt nga profili Instagram krahasuar me Facebook mund të tregojë një preferencë për platformat vizuale në fushën e promovimit online. Vendimi i Google për të ndaluar faqet e Biznesit të lira do të ketë një ndikim të rëndësishëm në strategjitë e marketingut dixhital të bizneseve lokale, që tani mund të duhet të kërkojnë zgjidhje alternative.

Analiza e profileve të Biznesit në Shqipëri ofron informacion të çmuar mbi gjendjen aktuale të tregtisë online në vend. Këto të dhëna mund të jenë të dobishme për bizneset që dëshirojnë të optimizojnë prezencën e tyre në internet dhe të përshtaten me strategjitë e tyre të marketingut me tendencat emergjente. Përshtatja në bazë të këtyre tendencave do të jetë thelbësore për të mbetur konkurrues në një mjedis dixhital në vazhdimësi në ndryshim.

Kjo pasqyrë e situatës aktuale po ta vendosim nga një këndveshtrim i kompanive të vogla e të mesme në Shqipëri në krahasim me shtete të tjera në Bashkimin Europian është edhe për shkak sepse mungojnë ndihmat ekonomike për dixhitalizimin e kompanive nga Fonde shtetërore, europiane apo botërore. Le të marrim si shembull Italinë që cdo muaj ka fonde për dixhitalizimin e kompanive duke mbuluar nga 20% -60% të shumave që kompanitë paguajnë pë dixhitalizim. Gjithashtu i jepet përparësi në fonde edhe kompanive që janë krijuar nga gra. Shpresojmë në një të ardhme të shpejtë që edhe në Shqipëri, shteti në bashkpunim me organizatat e fondet botërore të krijojnë një aleancë për të ndihmuar bizneset shqiptare.

*Material i përgatitur nga Kompania Wolf & Shark shpk
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe link burimit origjinal.